Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 9.3 përqind, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Rroga mesatare më e madhe është në sektorin e informimit dhe komunikimit (82 396 denarë).
“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shtator të vitit 2025, është 45 466 denarë. Në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë, rritja më e madhe ishte ne sektorin e arsimit (14.9 %) dhe veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12.6 %). Rritje të rrogës në shtator ka pasur edhe në krahasim me muajin paraprak, si te industria përpunuese (3.5 %).
Në muajin shtator, rroga mesatare bruto në Maqedoninë e Veriut ishte 68 392 denarë. /Portalbmk