Rritet në 50 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut të së shtunës në Indonezi u rrit në 50 ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduar sot për dhjetëra të zhdukur në Javan Perëndimore, transmeton Anadolu.
Televizioni “Kompas” raportoi se operacionet e kërkim-shpëtimit pavarësisht kushteve të vështira të motit, vazhdojnë me dhjetëra pajisje të rënda dhe pajisje gjurmimi në vendngjarje.
Autoritetet thanë se numri i personave të zhdukur ka mbetur në 32 ndërsa 48 persona janë raportuar të vdekur, sipas televizionit shtetëror “Antara News”. Fatkeqësia shkaktoi zhvendosjen e të paktën 685 personave, të cilët janë zhvendosur në zona më të sigurta.
Të hënën, shefi i Shtabit të Marinës Indoneziane, Muhammad Ali tha se 23 ushtarë humbën jetën nga rrëshqitja e dheut gjatë një stërvitjeje në zonë. Katër janë konfirmuar të vdekur ndërsa 19 janë të zhdukur.
Rrëshqitja e dheut goditi një fshat në regjencën e Bandungut Perëndimor të shtunën, duke lënë dhjetëra shtëpi nën baltë dhe rrënoja.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar në zonën e prekur, e cila karakterizohet për terren të vështirë.