Rrëzimi i qeverisë në Francë, çfarë pasojash mund të ketë kriza franceze për BE
Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.
Rrezik bllokadash politike
Pasoja politike për BE-në
Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.
Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet./DW