Rreth 500 shkelje trafiku të evidentuara në ditën e parë të Safe City
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se vetëm në ditën e parë të zbatimit të sistemit Safe City janë konstatuar rreth 500 shkelje në komunikacion përmes kamerave inteligjente.
Ai theksoi se falë ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe pjesëmarrësve të përgjegjshëm në trafik, numri i shkeljeve është ulur ndjeshëm.
Sipas tij, për një periudhë prej rreth dy muajsh, shkeljet kanë rënë nga 120 mijë në vetëm 500 në ditën e parë të funksionimit të Safe City, duke falënderuar qytetarët për këtë rezultat.
Ministri theksoi se brenda dy muajve, në territorin e SPB Shkup, numri i personave të lënduar në aksidente trafiku është ulur për 35 për qind, ndërsa numri i viktimave me fatalitet në aksidente rrugore është reduktuar nga 11 në 4.