RMV, policia sekuestroi sasi të madhe mallrash pa dokumentacion dhe arrestoi një person
Gjatë një kontrolli automjeti në pikëpagesën rrugore Romanovc dje rreth orës 20:00 në autostradën Shkup-Kumanovë, policia sekuestroi një sasi të madhe mallrash të brenduara pa dokumentacion, transmeton Portalb.mk.
Shoferi nga Kriva Pallanka është arrestuar dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.
“Më 01.08.2025 rreth orës 20:00 në pikën pagesore Romanovc në autostradën Shkup-Kumanovë, zyrtarët e Njësisë Mobile për Masa Kompensuese arrestuan D.C. (30) nga Kriva Pallanka, pasi gjatë një kontrolli të automjetit ‘Audi’ që ai drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion të duhur. Pas dokumentimit të rastit, kundër D.C. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 285, paragrafi 1 i Kodit Penal”, njoftoi Ministria e Brendshme.