
Raport alarmues: FSSH pa kontroll mbi trajtimet jashtë vendit dhe me sistem IT të rrezikuar
Revizorët shtetërorë kanë konstatuar parregullsi serioze në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Nuk ka evidencë të plotë për avanset për trajtim jashtë vendit, nuk kontrollohen faturat nga spitalet e huaja gjë që ka rezultuar me padi nga një spital i huaj, ndërsa nuk ndiqet as suksesi i trajtimit. Mungesa e strategjisë dhe stafit IT ka çuar në sulm kibernetik.
“Mungojnë informacione të plota për kërkesat në bazë të kontributit të papaguar për sigurim shëndetësor. Arkëtimi i kërkesave për kontributet e papaguara për sigurim shëndetësor të cilat janë krijuar deri në fund të vitit 2008 është i pasigurt. Fondi paraqitet si palë e paditur dhe si paditës në disa procese gjyqësore, rezultati i të cilave është i pasigurt dhe ekziston mundësia e një ngarkese shtesë për buxhetin e Fondit. Çmimet referuese të shërbimeve shëndetësore në barrë të Fondit nuk janë të përditësuara dhe nuk pasqyrojnë kostot reale. Kontributi për sigurim shëndetësor të detyrueshëm për qytetarët të cilët nuk janë të siguruar shëndetësor në asnjë bazë nuk është paguar plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë, gjë që ndikon në gjendjen financiare të Fondit”, thuhet në raport.