QMK: Shuhet plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë, mbetet aktiv vetëm zjarri në Dollnen
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), informon se është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), informon se është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë.
Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv, pesë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri në Komunën Dollnen në fshatin Dollgaec afër vendit të quajtur Tutunica ku digjet vegjetacion i ulët.
Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit: Publikohet lista me 5.240 borxhlinj Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më
Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një aksion të koordinuar në disa lokacione, nën dyshimet për lëshim të paligjshëm
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Kroacisë, Mario Demiroviq, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.