QMK: Shtatë zjarre aktive, katër nën kontroll, 27 janë shuar
Qendra e Menaxhimit me Kriza, njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 38 zjarre në të gjithë vendin, nga të cilat shtatë janë aktive, katër nën kontroll dhe 27 u shuan.
Sipas raportit të QMK-së, zjarret ende janë aktive në këto vende:
- Komuna Çuçer Sandevë: ndërmjet fsh. Bllacë dhe fsh. Gornjani, në vendin e quajtur “Ramna Shuma” (zjarr në pyll)
- Komuna Prilep: fsh. Beshishtë, në “Beshishtki Rid” (zjarr në pyll të përzier, në tokë)
- Komuna e Brodut 1: ndërmjet fsh. Çresnevë dhe fsh. Lokvicë (pyll i degraduar dushi dhe shkurre)
- Komuna e Brodut 2: fsh. Krapa (pyll me pemë të ulëta)
- Komuna Dojran: fsh. Nikolliq (pyll me pemë të ulëta)
- Komuna Çashkë: poshtë Solunska Glava, ndërmjet vendeve “Burimet e Babunës” dhe “Babina Duka” (pa flakë aktive, vetëm tym në pjesë shkëmbore)
- Komuna Tetovë: afër pompës së benzinës “Okta Petrol” (arë)
Janë vënë nën kontroll zjarret në Makedonski Brod në tre lokacione dhe në Dellçevë në deponinë e qytetit Ostrec.
Janë shuar zjarret në Shuto Orizari në fshatin Vizbeg, në Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Aerodrom, Kisella Vodë, Studeniçan, Strumicë, Vasilevë, Veles, Kavadarci, Karbinci në tre lokacione, Dellçevë në dy lokacione, Koçan në dy lokacione, Kumanovë, Kriva Pallankë në tre lokacione, Zhelinë, Tetovë në dy lokacione, Gostivar, Prilep dhe Dollneni.
Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Kujtojmë që në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit
Kujtojmë se vitin e kaluar, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e programit të Kopernikut,