
QMK: Raportohet e zhdukur një 37 vjeçare në Likovë, po kërkohet me dronë
Një grua 37 vjeçare është zhdukur në Likovë, ndërsa raportimi është bërë në numrin për thirrje emergjente 112 nga një zyrtar policor. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat njoftojnë se me kërkesë të policisë, është kërkuar përfshirja e dronëve në operacionin e kërkimit.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) është informuar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për angazhimin e dronëve në kërkimin e gruas së zhdukur.
Sipas informacioneve të fundit, kërkimi për gruan ende po vazhdon.
