
QMK: Lokalizohet zjarri në Lojan, fshati tërësisht i mbrojtur
Zjarri që përfshiu zonën mbi fshatin Lojan në Komunën e Likovës është lokalizuar dhe pothuajse i shuar. Fshati është i mbrojtur, ndërsa intensiteti i djegies në pyllin me pisha është ulur ndjeshëm.
Në shuarjen e flakëve morën pjesë helikopteri Bel 412 i MPB-së, zjarrfikësit e Kumanovës, ekipet e Pyjeve Kombëtare dhe banorët e zonës, të cilët ndihmuan aktivisht.
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, tha se koordinimi i institucioneve dhe reagimi i shpejtë ishin kyç për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.
