
Punonjësit shëndetësorë në Tetovë sërish në protestë
Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me statusi të pazgjidhur të punës, dolën sot sërish në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës. Përveç që kanë mbetur pa vendime pune, infermierët kërkojnë edhe pagat për tre muaj që thonë se nuk i kanë marrë.
“Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. ne nuk po kërkojmë dhurata, kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, vendimet tona të merituara dhe të premtuara. Boll më me rrena”, tha Fluturie Islami, infermiere.