Punonjës të TEC Manastir me simptoma të helmimit nga ushqimi, disa përfunduan në spital
Punonjës nga TEC ”Manastir” janë ankuar për probleme me stomakun, të cilat mund të jenë shkaktuar nga helmimi nga ushqimi. Disa prej punëtorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa të tjerë me simptoma të ngjashme kanë lëshuar vendin e punës dhe janë kthyer në shtëpi për t’u trajtuar.
Nga LSDM Manastir akuzuan se një numër i madh punonjësish janë helmuar nga vakti që u është shërbyer një ditë më parë në minierën e TEC “Manastir”
Nga TEC ”Manastir” njoftuan se nuk bëhet fjalë për helmim masiv, por se vetëm 4–5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit, ndërsa një pjesë tjetër e të punësuarve me shqetësime të mundshme janë larguar në shtëpi pa kërkuar ndihmë mjekësore. Prej atje thonë se për momentin nuk mund të thuhet me siguri nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi apo për një infeksion viral, duke pasur parasysh se është periudhë me rritje të sëmundjeve virale.
“Rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përfundimit të inspektimit të jashtëzakonshëm”, thonë nga TEC.
“Personat janë dërguar për kontrolle dhe analiza shtesë në Spitalin Klinik të Manastirit, me qëllim përcaktimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe shkaqeve të mundshme të simptomave”, shtojnë nga kombinati.
Me kuzhinën në TE menaxhon hoteli “Molika”. Nga kombinati thonë se në kuzhinë, çdo ditë, merren mostra të ushqimit, përmes së cilave monitorohet dhe konfirmohet cilësia dhe siguria e tij.
“Gjithashtu, nuk ka mundësi të konstatohet nëse të gjitha personat e prekur e kanë konsumuar ushqimin, në çfarë kohe e kanë marrë, apo nëse ky ushqim është ruajtur në kushte të përshtatshme pas marrjes, gjë që mund të ndikojë në cilësinë e tij”, thanë nga TEC.