Prokuroria Themelore urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletëve të votimeve në Mitrovicë: Rezultoi se…
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të fletëve të votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë.
Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, ky urdhër vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet.
Aty do të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe në varësi nga përgjigja, do të procedohet tutje.