Prokuroria: Hetime për keqpërdorime në spitalin e Prilepit, disa persona të dyshuar
Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Drejtoria e Policisë Financiare ka nisur veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorime në punën e spitalit të qytetit.
Burime nga Prokuroria konfirmojnë se veprimet janë në zhvillim dhe përfshijnë disa persona të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime financiare dhe shkelje të procedurave zyrtare.
“Po ndërmerren veprime në lidhje me procedurën për pretendime ndaj disa personave për keqpërdorime në punën e spitalit të Prilepit”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Hetimet po zhvillohen aktualisht, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.