
Presidentja Osmani niset për në Tiranë, ku do të protestohet në mbështetje të çlirimtarëve
Eskorta shoqëruese e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është filmuar teksa kalon kufirin në një moment që shumë automjete të tjera, të veshura me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën “Liri për Çlirimtarët”, raporton Report.tv.
Kjo protestë është organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen të paraburgosur në Hagë.
Në protestë pritet të marrin pjesë dhe figura politike të Shqipërisë, sidomos një pjesë e madhe nga mazhoranca.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë në protestë, ndërsa një ditë më parë akuzoi kryeministrin Rama se mbështeti ngritjen e Gjykatës Speciale të Hagës.
