Prej nesër shtrenjtohet drastikisht nafta, ja sa para plus do të paguani
Nga 10 marsi, hyjnë në fuqi çmimet e reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast rritja më e madhe është te dizeli, i cili shtrenjtohet për 14,5 denarë për litër, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin e ri, Eurodizeli (D-E V) do të kushtojë 85,50 denarë për litër.

Ndërkohë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 shtrenjtohen për 5 denarë për litër. Çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 79,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 81,50 denarë për litër.
KRRE njoftoi gjithashtu se vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 12,50 denarë për litër, duke arritur çmimin 82,50 denarë për litër.
Në të njëjtën kohë, mazuti M-1 HC shtrenjtohet për 7,044 denarë për kilogram, me çmim të ri 42,586 denarë për kilogram.
Sipas KRRE-së, duke marrë parasysh faktorët që ndikojnë në formimin e çmimeve sipas metodologjisë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 14,27 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 2 marsit 2026.VOXAL