Politikani finlandez vdes në ndërtesën e Parlamentit, dyshohet se u vetëvra
Një politikan finlandez ka vdekur në ndërtesën kryesore të Parlamentit të vendit, në kryeqytetin Helsinki, raporton BBC.
Eemeli Peltonen, 30-vjeç, i cili ishte deputet i Partisë Socialdemokrate, besohet se ia ka marrë jetën vetes në ndërtesë dhe u gjet të martën në mëngjes, raportuan mediat lokale.
Vdekja e tij e papritur ka tronditur Finlandën, me politikanë nga të gjitha anët që shprehënn trishtimin e tyre.
“Ai ishte një anëtar shumë i dashur i komunitetit tonë dhe do të na mungojë shumë. Një jetë e re është shuar shumë herët” – tha Tytti Tuppurainen, kryetare e grupit parlamentar socialdemokrat në një deklaratë.
Edhe pse Parlamenti është në pushimet verore, e gjithë puna zyrtare politike u pezullua nga kryeministri Petteri Orpo për pjesën tjetër të ditës.
Orpo mbajti një minutë heshtje në nderim të Peltonen, i cili, siç tha ai, ishte pëlqyer shumë nga kolegët./BBC