Policia u bë me makina të reja
MPB promovoi 120 makina të reja që do të shpërndahen në mënyrë të barabartë nëpër stacionet policore në shtet.
Numër më të madh do të ketë në Shkup.
Vlera komerciale e tyre është 232 milion denarë, por në bazë të marrëveshjes, makinat janë paguar 202 milion.
Ministri Toshkovski, tha se servisimi i makinave në 5 vitet e ardhshme do të jetë pa pagesë.