
Policia në kërkim të të dyshuarve për thirrjet raciste antishqiptare
Policia ka filluar masat operative për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare nga tribunat e sallës sportive në Kumanovë, gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, njofton Alsat.
Disa persona pritet që në orët në vijim të merren në bisedë informative, ndërsa më pas në hetim do të përfshihet edhe Prokuroria Publike.