Policia me uniforma të reja, por vetëm në maqedonisht
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar procesin e ri brendimit të policisë, duke hapur shpallje publike për furnizimin e uniformave të reja, të cilat duhet tërësisht t’i zëvendësojnë të deritanishmet.
Sipas MPB-së, uniformat e reja do të jenë moderne, cilësore dhe funksionale, të përpunuara sipas modelit forcave policore evropiane.
Një prej kushteve që duhet pasur parasysh për përgatitjen e uniformave, është se të njëjtat duhet të përgatiten me mbishkrim “Полиција” në alfabetin cirilik dhe nuk është paraparë që të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe pse kjo është e garantuar në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.