Policia kap 7 shtetase të huaja në klube nate në Tetovë dhe Gostivar
Më 09/10.07.2025, në periudhën nga ora 22:00 deri në 02:00, në bazë të një plani të hartuar më parë nga SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar, u realizua një kontroll aksionar në objekte hotelierike – bare nate në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj që qëndrojnë ilegalisht ose keqpërdorin qëndrimin turistik.
Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik – bar nate në fshatin Zhelinë, në pronësi të J.F. (47) nga Zhelina, u hasën pesë shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës nga 24 deri në 50 vjeç.
Gjithashtu, në një tjetër lokal nate në fshatin Zubovcë të Gostivarit, në pronësi të R.B. (50) nga fshati Dobridoll, u gjetën dy shtetase të Republikës së Shqipërisë, të moshës 33 dhe 36 vjeç.
Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin e lejuar, ato u ndaluan në Stacionet Policore në Tetovë dhe Gostivar për procedurë të mëtejshme, njoftojnë nga MPB.