Policia ka shkatërruar 14 grupe kriminale për një vit, mbi 200 kriminelë të arrestuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkatërruar 14 grupe të organizuara kriminale, ku kanë marrë pjesë gjithsej 201 persona dhe 18 firma, gjatë periudhës nga 1 korriku 2024 deri më 30 qershor 2025.
Siç njoftojnë nga Ministria e Brednshme, gjatë këtij viti janë zbuluar 64 raste të kontrabandës me migrantë, që përfshijnë rreth 430 persona, si dhe janë parandaluar 6.000 tentativa për kalim ilegal të kufirit — shifër që paraqet një ulje prej afro 50% krahasuar me periudhën paraprake.
Në komunikatën e MPB-së theksohet se “shtypja e migracionit ilegal është një nga sfidat dhe prioritetet kryesore të punës sonë”, duke shtuar se bashkëpunimi me Agjencinë Evropiane FRONTEX ka qenë kyç në kontrollet kufitare dhe adresimin e rreziqeve të sigurisë.
Përveç rasteve të migracionit, policia ka zbuluar edhe veprimtari të tjera kriminale, përfshirë falsifikim parash, terrorizëm, prostitucion, korrupsion të lartë në vlerë mbi 260 milionë euro, tregti të paligjshme me drogë dhe kontrabandë migrantësh të lidhur me rrjete ndërkombëtare.
MPB thekson se do të vazhdojë “luftën e pakompromis ndaj migracionit ilegal dhe krimit të organizuar, si një nga prioritetet strategjike për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit juridik”, duke nënvizuar se për krimin “nuk ka vend në shoqërinë tonë”.