Policia dje ka shqiptuar 956 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, më shumë për tejkalim të shpejtësisë
MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (24.08.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga zyrtarët policorë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e të gjithë vendit, janë shqiptuar gjithsej 956 gjoba.
“Sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, dje u regjistruan 26 shkelje për parkim joligjor, u vendosën 66 masa ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa leje drejtimi, si dhe 25 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit. Nga ana tjetër, 17 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe u sanksionuan katër këmbësorë dhe dy shoferë skuterësh elektrikë”.
“Gjithashtu, 23 përdorues të rrugës u sanksionuan për mospërdorim të rripave të sigurimit. Në përputhje me Ligjin për Automjetet, shtatë automjete u hoqën nga trafiku për shkak të paregjistrimit, dhe tre për shkak të defekteve teknike”, thonë nga MPB.