
Polici sulmohet brutalisht nga një qytetar në Shkup – dërgohet në spital
Sot (19.07.2025) rreth orës 02:10 në Shkup, në hapësirën e parkingut në Vodno të Mesëm, gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve zyrtare nga ana e pjesëtarëve të Njësisë për Intervenime të Shpejta (EIP), një person mashkull, gjatë legjitimimit, fillimisht ka filluar të shajë dhe fyejë verbalisht policët.
Në një moment, ai ka goditur me të dyja duart një zyrtar policor në pjesën e kraharorit. Si pasojë e dhimbjes, polici është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.