Përmbytje në Italinë verilindore nga reshjet e dendura
Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në një numër rajonesh verilindore të Italisë të hënën.
Zjarrfikësit thanë se kryen dhjetëra ndërhyrje për të shpëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre.
Pamjet e filmuara nga zjarrfikësit nga një helikopter treguan fshatin Romans d’Isonzo, në provincën Gorizia të rajonit Friuli Venezia Giulia, të përmbytur nga ujërat e lumit Torre aty pranë.
Shërbimet e shpëtimit të hënën po vazhdojnë gjithashtu kërkimin për dy persona që u zhdukën pasi një rrëshqitje balte goditi shtëpinë e tyre në fshatin Brazzano di Cormons.