PËRDITËSIM: Rrahje në Tetovë, reagon policia
Policia e Tetovës ka bllokuar bulevardin Ilinden duke bastisur një veturë, ndërsa të dhënat e para jozyrtare thonë se bastisja ka të bëjë me një rrahje të ndodhur pak orë më parë në fshatin Gajre, raporton VOXAL.
Raportimet e para për të shtëna rezultojnë të gabuara dhe informacionet e fundit thonë se nuk janë përdorur armë zjarri.
Ngjarja është në zhvillim dhe priten informacione zyrtare nga MPB-ja.