Për Kopshtin Zoologjik shëndeti i shqiptarëve nuk është me rëndësi
Edhe pse një numër i konsiderueshëm i vizitorëve janë shqiptar, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga Kosova e Shqipëria, Kopshti Zoologjik – Shkup, informacionet dhe komunikatat i lëshon vetëm në gjuhën maqedonase duke anashkaluar gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe. Me këtë informimi mbetet i cunguar për shqiptarët në përgjithësi të cilët janë të bollshëm si nga vendi ashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Interesant ishte edhe komenti i një person i cili në publikimin e fundit të Kopshtit Zoologjik ku informon qytetarët për sëmundjen e tuberkulozit te disa kafshë, e cila sëmundje nuk është e rrezikshme për vizitorët, ka shkruar dhe kritikuar këtë ndërmarrje se përse informacionin nuk e kanë shkruar edhe në gjuhën shqipe.
“ 90 përqind e vizitorëve janë shqiptar, përse publikimi nuk është në dy gjuhë, lëre që nuk keni të punësuar asnjë shqiptarë, por edhe publikimet i keni vetëm në gjuhën maqedonase. Si do t’ju kuptojnë vizitorët që i keni të shumtë nga qytetet e Maqedonisë që janë shqiptarë, ata të Shqipërisë dhe Kosovës, këtë nuk e keni të rëndësishme, të rëndësishme e keni t’ua merrni parat”, shkruan një person në koment në publikimin e fundit të Kopshtit Zoologjik.
Ndryshe, Kopshti Zoologjik në Shkup së fundi informoi publikun se nuk ka hapësirë për panik në lidhje me informacionin e mëparshëm për paraqitjen e tuberkulozit te disa kafshë. Siguria e vizitorëve dhe e kafshëve mbetet prioritet i ynë i lartë. VOXAL
https://www.facebook.com/photo?fbid=1199652912197374&set=a.547259437436728