
Pas një periudhe të gjatë, asnjë zjarr aktiv në Maqedoninë e Veriut
Nuk ka asnjë zjarr aktiv në Maqedoninë e Veriut, njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza.
Ata thonë se nga gjithsej 13 zjarre të regjistruara, 12 janë shuar, dhe një është vënë nën kontroll.
Ky është zjarri në malin Goten në anën e Berovës, ku digjeshin pisha, ahu, pyje me rritje të ulët, bredh dhe bimësi të ulët.
Mjete speciale nga Shërbimi Shtetëror Pyjor, një helikopter nga Republika Çeke, zjarrfikës të Berovës, zjarrfikës të dërguar nga Sllovenia dhe vullnetarë nga “Pyjet Kombëtare” ndërhynë për të shuar këtë zjarr në terren.
Zjarret në territoret e komunave Haraçinë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Kavadar, Karbinci, Makedonska Kamenicë, Radovish, Zhelinë dhe katër në Rajonin e Prilepit janë shuar.