Pas 10 vitesh, Gjykata e Apeli i shpalli dy gjinekologë fajtorë për vdekjen e lehonës nga Gjevgjelia dhe foshnjës së saj, lënda vjetërohet pas një jave
Gjykata e Apelit i ka shpallur fajtorë gjinekologët Venci Çalkov dhe Donço Moskov nga Strumica për vdekjen e gruas lehonë, Maja Kadieva, dhe foshnjës së saj 10 vjet më parë. Lënda vjetërsohet pas një jave. Ata janë akuzuar për veprën penale “krime të rënda kundër shëndetit të njeriut” dhe janë dënuar me gjashtë muaj burg, dënim i cili do të zbatohet vetëm nëse kryejnë krim të ri në dy vitet e ardhshme. Lënda tani është para Gjykatës Supreme, pas një ankese nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, transmeton Portalb.mk.
Gjinekologët Çalkov (51) dhe Moskov (60) akuzohen për vdekjen e gruas lehonë, Maja Kadieva, dhe foshnjës së saj më 22 tetor 2015, në spitalin e Gjevgjelisë. Anesteziologu Tomço Vançev nga Gjevgjelia u akuzua gjithashtu në këtë rast, por ai ka vdekur që atëherë. Anesteziologu i dytë, Zoran Jovanovski, gjithashtu vdiq gjatë hetimit.
Në gjyqin e parë dhe të dytë, të cilat u zhvilluan në Gjykatën Themelore të Velesit, gjyqtarja Gabriela Gajdova liroi nga akuzat gjinekologët Moskov dhe Çalkov, dhe shpalli fajtor anesteziologun Vançev. Gjykata e Apelit konfirmoi dy herë lirimin e gjinekologëve në Gjykatën Themelore të Velesit. Vendimi i dytë në Gjykatën Themelore të Velesit u dha më 19 mars 2020 dhe qëndroi në sirtar për tre vjet, duke pritur afat për seancë publike të Gjykatës së Apelit, e cila u zhvillua më 3 korrik 2023.
Duke vepruar sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme, e cila ktheu lirimin e dytë të konfirmuar paraprakisgt nga Gjykata e Apelit, gjykata gjeti dy shkelje, për të cilat lëshoi vendim fajësie në maj të këtij viti.
“Nga dokumentacioni mjekësor i të ndjerës Maja Kadieva dhe nga dëshmia e dëshmitares eksperte Natasha Davçeva, rrjedh se i pandehuri Venci Çallkov i ka diagnostikuar tani të ndjerës disproporcion të kokës së foshnjës me kanalin e lindjes, e cila diagnozë përfaqëson një indikacion absolut për prerje cezariane, për ekzaminime shtesë që do të vërtetonin diagnozën dhe u lëshuan udhëzime në repartin Intern dhe Anesteziologjisë të spitalit.
Megjithatë, pavarësisht faktit se diagnoza nuk u kontrollua dhe u konfirmua, i pandehuri veproi sipërfaqësisht dhe mori vendim për prerje cezariane për gruan në lindje, pa e informuar ekipin mjekësor që duhej ta kryente operacionin për gjendjen e gruas.
Gjithashtu nga provat e paraqitura rrjedh se të pandehurit, me veprimet e ndërmarra, vepruan në kundërshtim me Udhëzimet për komplikime mjekësore gjatë prerjeve cezariane të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, të botuara në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 47 të datës 24.03.2015, sepse pa ekzistencën e një indikacioni “…për urgjencën e ndërhyrjes, pa kryer ekzaminime mbi gjendjen aktuale shëndetësore të pacientes, ata…” pranuan rezultatet e ekzaminimeve të mëparshme pa plotësuar në kohë ekipin mjekësor që duhej të kryente ndërhyrjen
. Në këtë mënyrë, duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, ata e thirrën në mënyrë neglizhente gruan në lindje më 22.10.2015 për prerje cezariane, megjithëse data e mundshme e lindjes ishte 02.11.2015, dhe kështu të pandehurit nuk bashkëpunuan së bashku dhe nuk shkëmbyen informacion për kryerjen e sigurt të procedurës kirurgjikale siç kërkohet nga rregullat dhe rregulloret mjekësore, kështu që të pandehurit Çalkov dhe Moskov, megjithëse mund dhe duhej të kishin kërkuar shtyrjen e operacionit për shkak të pamundësisë që pacientja të vihej nën anestezi nga anesteziologu, ata nuk e bënë këtë”, thuhet në deklaratën shpjeguese të vendimit.
Prokuroria atëkohë tha se anesteziologët kanë qenë të alkoolizuar, ka treguar analiza e gjakut, të cilën ua ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme”.
Analiza e gjakut të dy anesteziologëve, ka treguar praninë e 1.23 gjegjësisht 1.75 promilë alkool në gjak.