Parashikimi i motit për sot
Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mëngjesit në rajonin jugperëndimor dhe jugor, ku pritet të bien mbi 25 litra për metër katror brenda 24 orëve.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të variojë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë ndërmjet 12 dhe 17 gradëve Celsius.
Në Shkup, dita do të kalojë nën ndikimin e vranësirave, me reshje shiu me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e moderuar juglindore. Temperatura minimale do të zbresë në 9 gradë, ndërsa maksimalja pritet të ngjitet deri në 14 gradë Celsius.