Pagesat elektronike në rritje, 1.6 milion karta bankare në duart e qytetarëve
Për gjashtë muaj, qytetarët shqiptarë kanë bërë pagesa në vlerë prej 27.9 milionë, nëpërmjet kartelave elektronike.
Kjo shifër flet për rritje prej 24 përqind, ndërsa vlera totale e pagesave rezulton 3.5 miliardë lekë.
Kjo rritje e madhe i atribuohet kryesisht përdorimit të kartave dhe transfertave online, ku transaksionet me kartë zunë afro 70% të totalit.
Me zhvillimin e këtij formati në treg, edhe numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka shkuar 1.6 milionë, me një rritje vjetore 4%.
Shifra tregojnë se qytetarët dhe bizneset po përqafojnë gjithnjë e më shumë mundësitë që ofrojnë pagesat elektronike, në vend të blerjeve direkte me para cash, ndërsa Banka e Shqipëris mbështet këtë zhvillim, përmes reformave që synojnë rritjen e aksesit dhe transparencës në tregun financiar.