Padi penale ndaj drejtorit të një shkolle në Likovë, punësoi kokë më vete një person
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.G. (51) nga fshati Likovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”. Gjatë vitit 2024, i kallëzuari, në cilësinë e drejtorit të një shkolle fillore në Likovë, ka lidhur kontratë punësimi pa siguruar më parë mjete financiare nga Ministria e Financave dhe pa shpallje publike, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë të përgjithshme prej afro 9 mijë eurosh .