
Padi penale kundër kryetarit të Kriva Pallankës Sasho Mitovski për “keqpërdorim i pozitës”
Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër tre personave nga Kriva Pallanka – K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38) – nën dyshimin për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.
I pari i paditur, K.P., i punësuar në komunën e Kriva Pallankës, ka përpiluar në mënyrë të paligjshme një vendim për ndryshim të investitorit ndërtimor, edhe pse leja e ndërtimit që kishte investitori kishte skaduar.
E dyta e paditur, M.K., shefe e Sektorit për urbanizëm, komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit në komunën e Kriva Pallankës, nuk ka ushtruar kontrollin e detyrueshëm mbi këtë vendim dhe e ka miratuar atë me nënshkrim, duke i mundësuar G.S. nga e njëjta komunë të vazhdojë ndërtimin e një shtëpie me hapësirë afariste pa leje të vlefshme ndërtimi.
I treti i paditur, S.M., në cilësinë e kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, gjithashtu ka dështuar të kryejë mbikëqyrje dhe kontroll të nevojshëm mbi këtë vendim, duke e aprovuar atë me nënshkrim ose me vulën dhe faksimilin e komunës, edhe pse vendimi nuk kishte bazë ligjore.