Pa patentë, të dehur dhe me ndalim drejtimi – policia arreston 14 shoferë
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Siç njofton MPB-ja, prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga të cilët një të mitur, njëri ka drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kishte ndalim aktiv për drejtim, katër kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer e ka drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Dy persona në Kavadar, një i mitur në Tetovë dhe nga një shofer në Shkup, në rajonin e Radovishit, në Gostivar, në Manastir dhe në Dibër kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.
Një shofer në Tetovë ka drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kishte ndalim aktiv për drejtim, ndërsa nga një person në Strugë, në Prilep, në Çashkë dhe në Bogdanci kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Një shofer në territorin e Gjevgjelisë ka drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse. Nga policia bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.