
Osmani – ShBA-së: Nga populli më pro-amerikan në botë – gëzuar 4 Korrikun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot festojnë përvjetorin e 249-të të pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dërguar urim deri tek shteti aleat që e ka Kosova.
“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Osmani në Facebook.