OKTA ul çmimin e karburanteve me 2 denarë për litër, Qeveria paralajmëron ndërhyrje me TVSH dhe akciza nëse çmimet vazhdojnë të rriten
Kompania e naftës OKTA nga sot deri në fund të marsit do të japë zbritje prej 2 denarësh për litër për dizelin dhe benzinën për të gjithë tregtarët që furnizohen nga kapacitetet e saj. Ministria e Energjetikës njoftoi se iniciativa vjen për shkak të paqëndrueshmërisë në tregjet globale të energjisë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ekonomisë nga rritja e çmimeve.
Ministrja Sanja Bozhinovska pret që edhe kompanitë në shitje me pakicë ta ndjekin këtë shembull, në mënyrë që ulja të reflektohet drejtpërdrejt në çmimet për konsumatorët.
Nga Makpetrol thonë se ulja prej rreth 2,5 denarësh për litër nuk është e mjaftueshme dhe propozojnë ngrirjen e çmimeve të derivateve, si zgjidhje për situatën.
Qeveria vlerëson se furnizimi me karburante është stabil, por nëse çmimet në tregjet botërore vazhdojnë të rriten, mund të ndërhyjë me ulje të TVSH-së ose ndryshim të akcizave për karburantet.