Numërimi i votave në Kosovë. Kryeson Albin Kurti, ngushtohet diferenca me PDK dhe LDK. Exit Poll-et nxjerrin fitues Vetëvendosjen
Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e numërimit të votave në komisionet përkatëse.
Sipas të dhënave deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime ka arritur rreth 29%.
Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të zhvilluara gjatë vitit 2025, në të njëjtin orar pjesëmarrja ka qenë rreth 39%, duke shënuar një ulje prej rreth 10 për qind.
Gjithashtu, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe përgjigjet e para të exit poll-eve.
Nga votat e numëruara në 1005 kutitë, ajo që kryeson është Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit me 41.24%. Pas saj vjen PDK me 21.93%, ndërsa LDK e treta me 18.08%.