Njerku abuzoi me 16 vjeçaren, nëna “mbylli sytë”
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur procedurë hetimore ndaj një çifti bashkëshortor, të dyshuar për veprën penale “Përdhunim me keqpërdorim të pozitës”.
I dyshuari, që është njerku i vajzës 16 vjeçare, për një periudhë të gjatë kohe ka keqpërdorur pozitën e tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale dhe veprime të tjera të natyrës seksuale me vajzën e lindur në vitin 2009, e cila i ishte besuar për kujdes dhe edukim.
Në veprimet e tij ka ndihmuar edhe nëna e vajzës, e cila, ndonëse kishte dijeni për abuzimin, nuk e ka denoncuar dhe as e ka ndaluar bashkëshortin e saj, duke mos e mbrojtur fëmijën, edhe pse vajza disa herë kishte kërkuar ndihmë prej saj.
Prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj njerkut të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa ndaj nënës masa kujdesi. Prokuroria do të bashkëpunojë me Qendrën për Punë Sociale për të siguruar kujdesin dhe strehimin e tre fëmijëve të mitur të familjes, përfshirë edhe viktimën./VOXAL/