Një i vdekur dhe shtatë të plagosur gjatë ndërrimit të moteve, mes tyre një fëmijë 2-vjeçar në rrezik për jetën
Një person ndërroi jetë, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur mbrëmë, gjatë ndërrimit të moteve. Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 2 vjeçar, i cili ndodhet në rrezik për jetën.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thekson se akoma nuk dihet se si mbetje metali kanë përfunduar te fëmija 2 vjeçar, por po punohet në zbardhjen e rastit. Personi që ka ndërruar jetë është shtetas turk, ndërsa në të njejtin incident ka edhe të plagosur të tjerë, njëri prej të cilëve është me lëndime të rënda trupore. Sipas numrit një të policisë të gjithë që ishin përfshirë në incidentin në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ishin shtetas të huaj. Gjatë natës së vitit të ri janë arrestuar 49 persona.