
Një 59 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke vënë zjarr pranë autostradës Shkup-Tetovë
Një burrë pesëdhjetë e nëntë vjeçar u arrestua këtë mëngjes për shkaktim zjarri pranë autostradës Shkup-Tetovë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person u raportua se po i vinte flakën autostradës Shkup-Tetovë pas pikës së pagesës në Gllumovë. Zyrtarët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe gjetën R.Z. (59) nga fshati Arnaqi, Komuna e Sarajit duke i vënë flakën mbeturinave dhe barit të thatë pranë një stalle bagëtish”, thuhet në buletinin e policisë.
Sipas MPB-së, personi u dërgua në stacionin policor.
Sapo të dokumentohet rasti, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Zjarri u shua nga zjarrfikësit e Shkupit.