Një 33 vjeçar në Maqedoni vrau me thikë gruan e tij 31-vjeçare
Një burrë tridhjetë e tre vjeçar nga Manastiri, A. R., e ka vrarë me thikë gruan e tij herët këtë mëngjes. Nga plagët e marra, 31-vjeçarja A. V. nga Manastiri vdiq në vend. Vdekja u konfirmua nga një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, transmeton Portalb.mk.
“Zyrtarë e policisë nga SPB Manastir e privuan nga liria A. R. (33) nga Manastiri. Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij A. V. (31) nga Manastiri, me të cilën nuk jetonin së bashku, këtë mëngjes rreth orës 6:40 të mëngjesit, e cila vdiq në vend nga plagët e marra. Një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore konfirmoi vdekjen”, njofton Ministria e Brendshme.
Ata shtojnë se i dyshuari po mbahet në një stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
Kujtojmë se në vitin 2025 u regjistruan gjithsej 22 vrasje, nga të cilat 21 u zbardhën dhe vetëm një mbeti e pazgjidhur në zonën e Tetovës, ndërsa ndaj 30 personave u ndërmorën masa penale, tregon raporti vjetor për vitin 2025 i MPB-së. Gjysma e vrasjeve u kryen me armë zjarri (11 raste), ndërsa pjesa tjetër me mjete të mprehta, thikë ose forcë fizike. Gjithashtu, gjashtë raste lidhen me dhunë në familje dhe në dy raste bëhet fjalë për vrasje të dyfishta të ndjekura nga vetëvrasja e autorit.