“Ministri Tripunovski, dukshëm nervoz, doli në televizion dhe në vend që të ofronte një zgjidhje, ai vetë konfirmoi se IPARD ishte pezulluar, pa thënë se sa dëme ishin shkaktuar, pa thënë se sa kohë do të zgjaste hetimi për korrupsionin dhe krimin e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, njëri prej të cilëve ishte këshilltari i tij special”, tha Nikollovski.
Ai paralajmëroi se 130 milionë euro fonde evropiane janë në rrezik, para që supozohej të sillnin mbi 3,000 biznese të reja dhe 10.000 vende të reja pune.
“Këto para nuk janë një numër në letër, këto janë grante për njerëz të vërtetë, për bujqit e rinj, për familje që investuan fondet e tyre dhe shpresën se shteti dhe Evropa qëndrojnë pas tyre. Sot ata janë tradhtuar”, theksoi Nikollovski.
“Në vend që të merrte përgjegjësi, ministri sulmoi gjithashtu programet e mëparshme që sollën rezultate reale, ai sulmoi mbi 4,000 prodhues të vegjël të rinj, familje të reja që tani jetojnë me punën e tyre. Programet që ishin simbol i suksesit tani janë cak i kritikave të pakuptimta.
Sot, ofrova zgjidhje konkrete, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, për të mirën e bujqve dhe shtetit. Ai i hodhi poshtë ato dhe zgjodhi të akuzonte pa asnjë provë”, shtoi Nikollovski./Telegrafi/
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Evropian, ndërsa Ukrainës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj shtatë drejtorëve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore, që funksionojnë në
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një paraqitje për televizionin shqiptar “Ora News”, tha se çështja e provimit