Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, njoftojnë se nga mesnata do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Siç bëjnë të ditur nga KRRE shtrenjtimi do të bëhet për 1.23% krahasuar me vendimin një javë më parë.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS rritet me 1.042 den/kg dhe tani do të arrijë në 33.649 den/kg.
Nga data 30.12.2025, nga ora 00:01, çmimet e derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 70.50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 72.50 (denarë/litër)