Nga Dubai në pranga: Maqedonia e Veriut realizon ekstradimin e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar ekstradimin e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sot (20.02.2026), nga Dubai është ekstraduar në vend Florim Limani (33), i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre vjet e gjashtë muajsh.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Maqedonisë së Veriut, duke bërë të ditur se Limani është i dënuar për veprën penale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”, vepër e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.