Nga 1 nëntori shtrenjtohet patentë shoferi
Nga data 1 nëntor 2025, në të gjitha auto shkollat e Shkupit do të hyjë në fuqi çmimorja e re për marrjen e patent shoferit të kategorisë “B”, vendim ky i miratuar në mbledhjen përfundimtare të Shoqatës së Auto Shkollave të Shkupit.
Deri tani çmimi për kategorinë “B”, për pjesën praktike dhe teorike, ka qenë 24,500 denarë ndërkaq tani e njejta do të kushtojë 33.000 denarë. Dy orë plotësuese në ditë do të kushtojnë 2.000 denarë, ndërsa përdorimi i veturës për provim 1.500 denarë.