Nesimi: Besa dhe VLEN-i e fituan BDI-në 4 herë radhazi në Tetovë
Analisti Florian Nesimi, në emisionin “Dialog te Lajmi”, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, ka folur për zgjedhjet lokale, fitoren e VLEN-it, i dhe BDI-së.
Nesimi tha se Lëvizja Besa dhe VLEN-i e kanë fituar katër herë BDI-në në Tetovë.
“Lëvizja Besa ka fituar katër herë radhazi në Tetovë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pastaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 dhe tani në zgjedhjet lokale të këtij viti. Në të dy taboret ka vota të votuesve besnik dhe ka vota që janë për ta ndëshkuar kundërshtarin. Pra VLEN-i ka vota që ka marrë si ndëshkim për BDI-në dhe anasjelltas. Partitë duhet të kenë më shumë kujdes me votat që i marrin si ndëshkim për partitë tjera”, tha Nesimi.
Ai gjithashtu shtoi se Bilall Kasami ka arritur që në vitin 2025 t’i ruajë votat e ndëshkimit të BDI-së që i mori në vitin 2021 dhe kë të e ka bërë vet vetem duke punuar.