Nëse vozisni shpejtë ose kaloni në semafor të kuq, mund të gjobiteni deri me 500 euro
Shkeljet në komunikacion në Maqedoninë e Veriut do të sanksionohen me gjoba të larta në kuadër të projektit “Safe City / Qytet i Sigurt”, i cili parasheh kontroll automatik përmes kamerave.
Sipas rregullave të reja, tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, parkimi i paligjshëm dhe qarkullimi me automjet të paregjistruar do të ndëshkohen me gjoba që arrijnë deri në 500 euro, si dhe me masa shtesë, përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit deri në 12 muaj.
Shkelje dhe sanksione në kuadër të projektit “Safe City / Qytet i Sigurt”
Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar në zonë të banuar (deri 50 km/orë):
• deri në 10 km/orë – gjobë 15 euro;
• nga 10 deri në 30 km/orë – gjobë 50 euro;
• nga 30 deri në 50 km/orë – gjobë 300 euro dhe sanksion kundërvajtës;
• ndalim i drejtimit të automjetit nga 3 deri në 12 muaj.
Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar jashtë zonës së banuar:
• deri në 30 km/orë – gjobë 20 euro;
• nga 30 deri në 50 km/orë – gjobë 50 euro;
• nga 50 deri në 70 km/orë – gjobë 300 euro dhe sanksion kundërvajtës;
• ndalim i drejtimit të automjetit nga 3 deri në 12 muaj.
Kalimi në semafor të kuq:
• gjobë 250 euro dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit nga 3 deri në 12 muaj.
Ndalim dhe parkim i paligjshëm:
• gjoba 25, 40, 150 ose 180 euro, në varësi të llojit dhe peshës së shkeljes.
Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar:
• gjobë 500 euro;
• nëse nga skadimi i lejes së qarkullimit nuk kanë kaluar më shumë se 30 ditë – gjobë 100 euro.
