Në Shkup mbahet Takimi i dytë për vdekjen kardiake të papritur në rajonin ballkanik
Në Shkup mbahet Takimi i dytë për vdekjen kardiake të papritur në rajonin ballkanik (2nd International Meeting Sudden Cardiac Death in the Balkan area). Takimi i parë u mbajt vitin e kaluar në Trieste të Italisë. Qëllimi i këtij takimi është avancimi në parandalimin, detektimin dhe trajtimin e anomalive kardiake që mund të çojnë në vdekje tek të rinjtë, sqarojnë organizatorët e ngjarjes.
“Do të jenë të pranishëm ekspertë të shquar nga rajoni si nga Italia, Anglia, Turqia dhe Zvicra, nga kardiologjia, mjekësia ligjore, mjekësia sportive, biologjia molekulare dhe sektori TI-së. Gjithsej janë regjistruar 180 pjesëmarrës. Presim të vendoset një protokoll i unifikuar për të gjitha vendet përmes të cilave do të verifikohen rastet e vdekjes së papritur kardiake, do të formohet një bazë elektronike e të dhënave nga historia mjekësore, ekzaminimet klinike, gjetjet e autopsisë, analizat toksikologjike, analizat histopatologjike dhe polimorfizmat gjenetike. Përmes këtij protokolli, përveç diagnozës, do të bëhet edhe këshillimi gjenetik te familjarët e të vdekurve me qëllim të parandalimit të vdekjes së papritur kardiake”, shtohet në kumtesë.
Siç theksohet, “aktiviteti i përgjithshëm përveç aspektit profesional ka edhe aspekt të madh shkencor, me ç’rast me publikimin e njohurive të reja do të ngritet edhe rejtingu shkencor i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.