Në RMV u arrestuan mbi 100 persona në shtator për posedim të lëndëve narkotike
Zyrtarët e policisë nga njësi të ndryshme organizative policore gjatë shtatorit, në disa raste të ndryshme, privuan nga liria mbi 100 persona, përfshirë disa të mitur, të cilët posedonin narkotikë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Gjatë kontrolleve personale dhe kontrolleve të automjeteve, u zbulua dhe u sekuestrua një sasi e madhe marihuane, substance të bardhë të trashë, substance të bardhë pluhur, substance kafe pluhur, tableta MDMA, amfetaminë, heroinë dhe thërrmues.
“Gjithashtu, bazuar në kontrollet e kryera gjatë muajit të kaluar, përveç zbulimit dhe sekuestrimit të sasive të caktuara të marihuanës, kokainës, hashashit, amfetaminës dhe thërrmuesve, në rreth dhjetë raste të ndryshme, më shumë se 15 persona u privuan nga liria dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale si të dyshuar për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, njoftoi MPB.
Ata gjithashtu theksojnë se në pikën kufitare Tabanoc në shtator, pas hyrjes në vend, në disa raste të ndara, u zbuluan edhe kokainë, amfetaminë dhe marihuanë tek shtetas serb, hungarez, austriak dhe belg.
“Gjithashtu, gjatë shtatorit në rrugën rajonale Manastir – Prilep, zyrtarët policor nga Departamenti i Policisë Kriminale, SPB Manastir dhe SAE Tigri nga Byroja e Sigurisë Publike e Ministrisë së Brendshme, si pjesë e aktiviteteve të intensifikuara në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të drogës, parandaluan transportin e afërsisht 35 kilogramëve marihuanë”, informoi Ministria e Brendshme.