Në Kumanovë dhe Shtip po votojnë pa pajisjes biometrike, këto janë shkaqet
Kreu i KSHZ-së, Boris Kondarko tha se në vendvotimin 1133 në Kumanovë votimi po vijon pa identifikim përmes pajisjes biometrike, përcjell TV21. shkaku, sepse kishte ndërprerje të energjisë elektrike.
“Kemi në Kumanovë një vendvotim, është numër 1133, ku janë të regjistruar 12 votues, sepse për shkak të shkaqeve objektive nuk kishe rrymë, energji elektrike në këtë vendvotim.
Sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ mori vendim që votimi në këtë vendvotim të vazhdojë pa përdorim të pajisjes për identifikim biometrik.
Sepse pas intervenimit të ekipit të EVN-së, është thënë se duhet të intervenohet për më shumë se një orë, nuk deshëm që të humbim kohë”, tha Kondarko duke shtuar se për shkak të problemeve teknike, edhe në Shtip në vendvotimin 2271, ku ka 501 votues, votimi do të vazhdojë me UV dritë, pa pajisje biometrike.